


Nevila Nikaj emocionon publikun në “Ora e Maleve” me poezinë “Dhimbje që nuk e fshin koha”
Autorja nga Tuzi, Nevila Nikaj mori pjesë në edicionin XVI të Manifestimit Tradicional Kulturor Ora e Maleve, një manifestim i veçantë artistik dhe kulturor që i kushtohet kujtimit të refugjatëve kosovarë të vrarë gjatë vitit 1999 në territorin e Rozhajës.
Në këtë ngjarje me vlera të mëdha historike dhe shpirtërore, Nevila Nikaj u paraqit me poezinë “Dhimbje që nuk e fshin koha”, duke përcjellë emocione të thella, kujtesë dhe mesazhe njerëzore përmes vargjeve të saj prekëse. Interpretimi dhe ndjeshmëria artistike e autores krijuan emocione të forta te publiku i pranishëm, duke e bërë poezinë një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes kulturore.
Për kontributin dhe pjesëmarrjen e saj në afirmimin e poezisë shqipe, autorja u vlerësua me Mirënjohje nga organizatorët e manifestimit, me motivacionin: “Për afirmimin e poezisë shqipe dhe prezantimin e saj në të gjitha trevat shqiptare dhe pjesëmarrjen në Edicionin XVI të Manifestimit Tradicional Kulturor ‘Ora e Maleve’.”






Nga Pena e Autores



𝐅𝐞𝐬𝐭𝐢𝐯𝐚𝐥𝐢 𝐏𝐨𝐞𝐭𝐢𝐤 𝐢 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐞̈𝐬,




Librat e Autores
Leje për të jetuar , Papafingoja: (kujtimet e një gruaje) , Dashuria e fundit




Shoqata " Penda "











Nevila Neziraj




Në dritaren e ngushtë të shtëpisë së vjetër e lashë hënën të mërzitur, tërë lot Nëpër rrënojat e dhomës e lashë shiun të hynte ngado E lashë derën e shtëpisë as të hapur as të mbyllur, një bravë e vjetër përkund një farefis... nën heshtjën e zbehur është ndryshkur,harruar si një mbiemër tradhëtar i vrarë nga një armik Lashë tokën pa gjurmë ,grurin e pa mbjedhur, burimin e kulluar.. vreshtin të etur.. përse i lashë tjegullat të thyhen? copë e grimë, muret të bien si shkretëtirë .. lashë kujtimet e fëmijërisë Të ktheva shpinën, e grisa me duar historinë Përse të lashë në mjerimin e braktisjes? .. të vetmuar e të molisur ndër shekuj... përse, përse? Si shumë breza edhe unë, pranë teje të kisha vdekur..!
Vendlindja Ime













